Përshëndetje të gjithë lexuesit e librit “Bukuria Shqiptare”!
Pra unë jam Beli!
Edhe për ju që nuk keni lexuar, por keni bërë një vështrim panoramik, them se për herë të parë në Shqipëri ju vjen para syve, duarve, shijeve tuaja ky botim me metodikën tonë “Ngjyrat e flokëve”. Eksperiencë 30 vjeçare nga Bukuria Shqiptare Beli.
Ideja që Shqipëria, një vend gjeografikisht i vogël, por me vlera kolosale artistike, nxjerr një ide që mund të konkurrojë çdo metodë të kësaj fushe, do të arrijë që ju të zbuloni çdo të fshehtë të profesionit të ngjyrave të flokëve.
Në çdo komponent të artit të bukurisë, metodat e mësimdhënies në fushën e ngjyrave të flokëve, bazuar në eksperiencat e shumë viteve të punës si dhe frekuentimin e të gjitha panaireve të botës, është ekskluzive “Bukuria Shqiptare – Beli”.
Arti i bukurisë është një studim pa fund, por ky libër bën që çdo profesionist që do të punojë me librin “Ngjyrat e flokëve” të ndihet mirë duke zgjeruar informacionet për një proces shumë të kërkuar në Shqipëri.
“Nga ky krijim dhe përkushtim profesional, asnjë nuk del i humbur”, dhe se
“Arti i bukurisë është Pasion dhe Dituri”.
Beli gjithmonë në kërkim të bukurisë së panjohur!
Që e vogël kishte lidhur më të bukurën në shpirt dhe po ashtu e kishte dashur shumë atë.
Shkodra, qyteti më i madh në Shqipërinë e Veriut, një qytet me shumë tradita dhe kulturë, nuk kishte sesi të mos mëshironte te Beli Çafi (Kraja) dëshirën për të qenë pranë së bukurës dhe të hijshmes, traditës dhe humorit origjinal që ofron kjo trevë.
Që e vogël, e shtyrë dhe nga prindërit e saj, të cilët dëshirën e kishin që vajza t’i bëhej artiste, ajo filloi të studionte pikturën te hyna në botën e ngjyrave dhe të fantazisë, për të derdhur pas kësaj në pëlhurën magjike shpirtin dhe ëndrrat e saj të femijerisë.
Shkolla e kulturës në Shkodër ishte shkolla e parë ku Beli mësoi artin e za vështirë aq dhe të bukur të pikturës ku i madhi profesor Ferdinand Paçi i mësoi rrugën drejt artit. Ndonëse shkollen e mësonte e vazhdon në Shkodër dhe ajo, këmbenbulëse në dashurinë e saj të madhe, nuk e harroi asnjëherë dashurinë për artin. Punon në ndërmarrjet e dëgjuar dhe krijon familje shpejt, ndërsa vullnetshëm Beli do të vazhdojë Fakultetin Ekonomik, dega Financë.
Lidhja e saj martesore me Besnikun i dhuroi dy djem, dhe jeta e saj dukëj së, deri më 1990 kishtë krijuar tërësisht kuptimin e saj, teksa gjatë një vizite tek të afërmit e saj në Montenegro, do të rikthentë në të dhunonte Belit një fjetë tërë, atë që ajo kishte patur që në ëndrrat e hershme të fëmijërisë.
Kthesa e jetës së saj do të lidhej kur ajo, në Montenegro, do të shkelte në një sallon bukurie, ndërsa do të mësonte për disa kohë sekretet e zanatit që do ta shpallte Belin, pa ngurrirmë vonë si njeriu që do të ofronte gjithkujt vetëm bukurinë dhe mirësinë e shpirtit të saj.
Kthimi në Shkodër ishte sa impenjativ për të aq dhe ëndërrimtar, për të çelur edhe ajo një sallon të sajin, ku do të pënontë më të bukurën dhe më me përkushtimin për ta bërë femrën në një lloj tjetër të panjohur deri atëherë në Shqipëri, ku e gjitha kjo ishte njësoj me një status.
Këmbëngulëse në pasionin e saj, Beli çel një parukeri private, e para në Shqipëri. Atëherë ishte viti 1990 dhe Shqipëria po kalonte jo pak tallaze. Një trajnime 9 mujor në Itali dhe pastaj hapja e disa kurseve për të mësuar artin e parukerise, do ta lançonin shumë shpejt Belin si një parukiere e cila kërkon të përhapë në Shqipëri një metodikë bashkëkohore, produkte kozmetike të panjohura, produkte të reja.
Do të jetë ndër të parat parukiere që do të marrë pjesë në spektakle të bukurisë, nga viti 1992 të gjitha spektaklet e Miss Shqipërise dhe të gjithë festivalet Radio Televizionit Shqiptar, sidomos edhe në spektaklin e madh të bukurisë Miss Europa, që u organizua në Shqipëri në vitin 1996. Nuk mund të quhenë lehta punë në ato spektakle për të bukurise shqiptare, kur duhej të kapërcehej një hendek i madh konceptesh të kuadrizuara nga një sistem i hekurit me mentalitet. Një mënyrë krejtësisht e saj dhe një look i ri, e ka bërë Beli krejtësisht të dehur të ishtë e tejtër që do të aplikonte Beli në këto spektakle, sidomos edhe në shumë emisione televizive të realizuara në bashkëpunim me Televizionin Publik Shqiptar që në fillim të vitit 1997.
Për jo vetëm kaq, e vendosur përfundimisht në vitin 1997 në Tiranë, Beli është Presidente e “Shoqatës Kombëtare Bukuria Shqiptare” me vullnetin e saj do të krijonte edhe me pjesëmarrjen e 970 femrave të anëtarësuara.
Ajo do të trajnonte në profesionin e parukierës rreth 1500 vajza nga e gjithë vendi, sidomos do të organizonte seminare të njëpasnjëshme me disa sallone të dëgjuar të Evropës, duke i çelur në të dritën jeshile vetëm metodave të reja të parukerisë dhe të kozmetikës.
Aktualisht numërohen rreth 1350 sallone të licencuara në të gjithë vendin, ku punojnë vajza që mësime të para i kanë marrë pikërisht tek Beli e që ndërkohë vazhdojnë të ndjekin metodikën e saj. Botimi i këtij manuali, i pari i këtij lloji që botohet në Shqipëri dhe në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, është një përfundim logjik i punës dhe përvojës të së parës beauticiënte shqiptare e cila me përkushtimin e saj arriti të krijojë një lloj tjetër femre.
Me këtë manual të gjitha femrat edhe në kushtet e shtëpisë mund të mësojnë modelet e flokëve, ngjyrat, stili si mirëmbajtjen e flokëve, stili e trukohën dhe të dinë të krijojnë një imazh tjetër të tyre. Sepse të dish të mbash veten tendë do të thotë që të dish të kesh respekt për veten tënde. Sfida e fundit e saj është puna me firmën e njohur Beli Fiton dhe projektin me ministrin e punës si administrator e të gjitha parukiereve dhe estetistëve të pafusur me një diplomë të liçensuar nga shteti.
Gjithashtu është anëtare e bordit në ministrin e punës nga biznesi privat, dhe anëtare e këshillit ekonomik me bashkinë Tiranë. MAXIMA, produkte profesionale për flokë që Beli i zotëron tashmë ekskluzivisht. Çdo vajzë ose grua që ka mbaruar ose jo kursin me metodën “Bukuria Shqiptare Beli”, tashmë është hapur për ju kolegji 2-vjeçar për të rë studiuar dhe në fushën e mësimdhënies Parukeri, Estetikë, Make-up, Përmanent, Bojratt e flokëve dhe Stilimet. Mësimdhënia është me kurrikulën ekskluzive “Bukuria Shqiptare Beli”.
Ndër sukseset e fundit mund të përmendin botimet të ndryshme, ku disa prej tyre dhe në gjuhën Angleze.